Dani Alves prezantohet te Barcelona me… shapka si në vitin 2008

18 Nëntor 2021
8:49
Alfred Lleshi
back button

Dani Alves tashmë ka nënshkruar kontratën e tij si lojtar i ri i Barçës. Mbrojtësi firmosi deri në fund të sezonit, por pjesëmarrja e tij me ekipin katalanas nuk do të jetë e mundur deri në janar, kur të hapet merkatoja dhe regjistrimi i futbollistëve të rinj.

Braziliani, i cili hyri zbathur në fushë, u shoqërua në ceremoninë e prezantimit në “Camp Nou” nga presidenti i klubit, Joan Laporta. Mënyra e prezantimit ishte e ngjashme me atë të trajnerit Xavi. “Ëndrra nuk do të mbaronte, prandaj jam këtu”, – tha Alves mjaft i emocionuar para fansave në ekzaltuar në shkallët e stadiumit.

Pas nënshkrimit të kontratës dhe përshëndetjes me tifozët, u vijua me konferencën për shtyp. Natyrisht, braziliani 38-vjeçar ka bërë një rrëfim për kanalet zyrtare të klubit, ku është paraqitur me shapka, edhe pse kohë e ftohtë vjeshte.

E ka bërë këtë njësoj si në vitin 2008, kur mbërriti për herë të parë te Blaugranat, por asokohe ishte verë dhe shapkat mund të konsideroheshin diçka normale. I pyetur për këtë “pikëtakim” mes dy kohëve, Alves tha: “Po paraqitem para jush me shapka si në vitin 2008, gjatë prezantimit të herës së parë te Barcelona. E bëj këtë për të thënë se disa gjëra ndryshojnë, por shumë të tjera jo… Dashuria ime për Barçën mbetet e njëjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit