Leipzig tashmë është një kujtim, për Dani Olmon ka vetëm përqendrim te Barcelona. Mesfushori-sulmues spanjoll, i freskët nga triumfi i tij në Kampionatin Europian 2024 me kombëtaren, foli në mikrofonat zyrtarë të klubit katalanas. Aty iu përgjigjur disa pyetjeve, pasi zgjodhi të rikthehej te fanella Blaugrana. Sidomos pas një udhëtimi që e pa atë të largohej menjëherë nga Spanja për të zbarkuar në Kroaci dhe Gjermani.
Mezi po prisni të luani përkrah Lamine Yamal?
Po, sigurisht që jam i entuziasmuar. Ai është një talent natyral dhe një person i madh. Jam i sigurt se do të na japë shumë kënaqësi këtë vit.
Cili është pozicioni juaj i preferuar në fushë?
Futbollin e nisa si “9”. Kam luajtur thuajse gjatë gjithë jetës sime në këtë pozicion, por me kalimin e viteve kam bërë të gjitha rolet në mesfushë dhe sulm.
Çfarë prisni nga kjo Barçë?
Ne kemi lojtarë shumë ambiciozë. Duhet të jemi të qetë, sepse kemi ndërtuar një ekip për shumë vite, me lojtarë shumë të rinj dhe të talentuar. Është një ekip për të fituar tituj.
Si ndiheni me kthimin në shtëpi?
Jam shumë i emocionuar. Dua të përsëris momentet historike me këtë fanellë. Është një ëndërr e realizuar.
Me siguri, mezi prisni të luani në “Camp Nou” e ri…
Kam luajtur një ndeshje miqësore aty me ekipin e të rinjve. Do të jetë një motiv i veçantë për mua. Një ëndërr tjetër që kam ndërmend ta realizoj sa më shpejt e mundur.
Barça ka qenë gjithmonë zgjedhja juaj e parë…
Po, kisha opsione të tjera, por i përjashtova të gjitha. Më pëlqeu dëshira e Laportës për të nënshkruar me mua. Nuk hezitova fare. Të kthehem në shtëpinë time, me familjen dhe miqtë e mi, është një ëndërr e bërë realitet.