Ai ishte një lojtar i qetë dhe i turpshëm, i cili u dashurua me një gazetare të quajtur Tamara dhe vendosi të martohej me të, pavarësisht kundërshtimit të babait të tij për shkak të reputacionit të keq të familjes së saj.
Performanca e tij në fushë filloi të bjerë për shkak të thashethemeve dhe problemeve të shumta që qarkullonin rreth saj dhe babait të gruas. Megjithatë, gjithmonë e mbrojti atë publikisht në media. Kur i vdiq i ati, ai i qëndroi pranë asaj në atë periudhë të vështirë, madje mungoi edhe në grumbullimin e klubit të tij, gjë që solli përplasje me trajnerin.

Dy vite më vonë, ajo e tronditi duke i kërkuar divorcin, duke thënë në atë kohë se kishte nevojë të ishte vetëm për të sqaruar mendimet e saj, sepse po kalonte një periudhë të vështirë.
Vetëm dy muaj pas divorcit, ajo u shfaq e lidhur me boksierin italian Massimo Manfredo. Më vonë doli se ajo kishte qenë në lidhje me të edhe para divorcit.
Ai u përball me ngacmime dhe tallje për shkak të tradhtisë së gruas. Gjatë një ndeshjeje, ai madje doli nga fusha me lot në sy, pasi tifozët kundërshtarë e provokuan për këtë çështje. Ajo që e lëndoi më shumë ishte fakti që ish-bashkëshortja i mbajti larg vajzën e tij, Gaia. Si një “homazh” për të, ai bëri tatuazh personazhet e “Teletubbies” në krah, filmi i preferuar i vajzës së tij.

Nga një lojtar i qetë dhe i tërhequr, u shndërrua në një luftëtar të vërtetë në fushë. Ai rifitoi formën e tij dhe u bë simbol i grintës për forcën dhe shpirtin luftarak. Një lidhje e shenjtë u krijua mes tij dhe klubit të zemrës, Romës. Ai e kuptoi se Roma ishte e vetmja që meritonte besnikërinë e tij. Madje mbante një shirit kapiteni ku shkruhej: “Ti je nusja ime e vetme, ti je dashuria ime e vetme”, duke iu referuar Romës.
Kur drejtuesit e Romës nuk ia rinovuan kontratën për shkak të moshës, ai zgjodhi të tërhiqej dhe refuzoi të gjitha ofertat që mori nga Europa. Nuk donte kurrë të luante kundër Romës.
Kur Boca Juniors dëgjoi historinë e tij, vendosi ta afronte. Italiani pranoi sepse ata luanin në Amerikën e Jugut.

“Të gjithë meshkujt janë tradhtarë”… Kjo është një shprehje e shkruar nga një grua në moshë, e hidhëruar, por e besuar nga një vajzë e re e paditur. Tregojuani atyre këtë histori të Daniele De Rossit, simbolin e krenarisë dhe besnikërisë në një kohë të sunduar nga materializmi e tradhtia.







