“Nuk kam thënë kurrë se do të largohem, edhe në verë kishte thashetheme për tregun e transferimeve, por unë isha i përqendruar vetëm te Juventusi. E njëjta gjë është edhe tani”. Pas fitores bindëse kundër Manchester City, mbrojtësi brazilian hodhi poshtë me fjalë shumë të qarta thashethemet që e lidhin atë me një kalim te Napoli në janar:
“Kam një kontratë deri në qershor dhe dua ta respektoj atë pa ikur në mes të sezonit. Të jesh kapiten është përgjegjësi dhe krenari, do të jem këtu deri në fund për t’i mbështetur djemtë, por edhe qenë në fushë kur trajneri ka nevojë për mua”.
Kështu, biseda për të ardhmen e tij shtyhet për në qershor, kur kontrata e Danilo me klubin bardhezi do të skadojë. Përpara kësaj, braziliani ka një mision për të përmbushur: “Për mua është një sfidë, nuk do të kthehem pas.
Jam në dispozicion, përpiqem të punoj dhe të përmirësohem, të jem gjithmonë gati kur trajneri ka nevojë për mua. Ajo që mund të jap për Juventusin është më shumë sesa fusha, jam i sigurt për punën time dhe për atë që duhet të bëj”.
Më pas, një koment për fitoren e bukur ndaj skuadrës së Guardiolës që valorizon shpresat e kualifikimit të drejtpërdrejtë për skuadrën e Motta: “Na duhej një performancë ekipore, pati sinergji ndërmjet nesh, që nuk e kishim parë prej kohësh. Kishim guxim dhe ambicie, duhet t’i ruajmë ato deri në fund”.