Danilo, një muaj e gjysmë “zjarr”: Do ta kthejmë Juventusin aty ku e meriton

28 Shtator 2022
14:18
Alfred Lleshi
back button

“Ta kthejmë Juventusin te fitorja sa më shpejt të jetë e mundur”. Danilo, pas fitores së Brazilit të tij në miqësoren kundër Tunizisë, të luajtur në Paris, u përqendrua menjëherë në objektivat e radhës të bardhezinjve, pak ditë para rifillimit të kampionatit italian dhe ndeshjes kundër Bologna.

Braziliani mendon se si klub kanë atë që duhet, ndaj Juve do të fitojë përsëri: “Tani kemi një muaj e gjysmë garë intensive për ta rikthyer Juventusin atje ku e meriton”.

Danilo luajti 90 minutat e ndeshjes miqësore kundër afrikano-veriorëve, të fituar 5- 1, ndaj me po kthehet mjaft entuziast edhe te “Zonja e Vjetër”: “Ne e dimë se ne kemi atë që na duhet për t’u rikthyer te fitorja. E kam fjalën për mentalitetin.

Që tani e tutje, mendja jonë fokusohet menjëherë te Juventusi dhe çfarë duhet të bëjmë për t’u rikthyer në majë. Brazil? Qëllimi ynë është sigurisht që të fitojë Kupën e Botës. Brazili nuk pranon objektiva të tjerë përveç këtij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit