Darmian: E prisnim një Milan të tillë, ne nuk dolëm dot në lojën tonë

23 Shtator 2024
8:16
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian, foli për kanalet e klubit zikaltër në fund të derbit të humbur 2-1 kundër Milanit: “Ne e prisnim një Milan si ky. Ata padyshim që luajtën lojën që duhej të luanin, duke vënë në zbatim çfarë kishin përgatitur. Nuk kemi qenë njësoj si zakonisht, tani duhet të shohim përpara dhe të vazhdojmë të punojmë”.

Darmian vazhdoi më tej: “Duhet ta kuptojmë se çfarë shkoi keq sonte, do ta analizojmë mirë ndeshjen për ta vazhduar sa më mirë kampionatin. Ne ishim të mirë për ta rikthyer ndeshjen në kushte të barabarta (barazuar rezultatin), edhe pse nuk po luanim si duhej. Nuk është kurrë mirë që një mbrojtës të pësojë gola. Sonte ishim më pak të mirë se zakonisht, golin e parë e morëm në qendër, i dyti erdhi nga një top i vdekur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit