Darmian jep kushtrimin tek Interi: Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve, fatet e sezonit tonë luhen tani

28 Prill 2023
10:40
Alfred Lleshi
back button

Matteo Darmian ka treguar vazhdimësi performance. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët që ai gjen për të përshkruar ekskluzivisht për “Sportmediaset” finishin e sezonit që e pret Interin: “Ishte kënaqësi e madhe mbërritja në finalen e Kupës së Italisë. Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve është gjithashtu e rëndësishme, por ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, duke filluar nga ajo kundër Lazios. Na duhet një fitore për t’u përgatitur për një finale të madhe”.

Mbrojtësi foli edhe për rinovimin e kontratës në shkurt: “Ishte një zgjedhje e lehtë, ndjeva besimin e të gjithëve që në ditën e parë”.

Për finalen e Kupës së Italisë – “Ekziston një kënaqësi e madhe për ndeshjen që na lejoi të arrijmë në finalen e Kupës së Italisë. Ne kemi një shans për të fituar një tjetër trofe dhe do të përpiqemi”.

Për sezonin deri tani – “Arritëm në finalen e Kupës së Italisë, që ishte një nga synimet tona dhe që do të na lejojë të luajmë në Superkupën e vitit të ardhshëm. Jemi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, që është një gjë e rëndësishme dhe tani po shikojmë ndeshjen e së dielës, sepse duhet të fitojmë pikë në ligë për të arritur objektivin tonë”.

Për ndeshjen kundër Lazios – “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, do të luajmë kundër një ekipi të fortë dhe të organizuar, por do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për të sjellë fitoren në shtëpi”.

Për fitoren ndaj Empolit – “Për Interin kjo duhet të jetë normale. Një fitore e rëndësishme erdhi në Empoli, e cila i dha fund serisë sonë negative në kampionat. Tani duhet të vazhdojmë kështu deri në fund, për të pasur një finish të rëndësishëm sezoni”.

Pikët e shumta të humbura në kampionat –  “Absolutisht po, kemi shumë keqardhje. Ne e dimë që nuk kemi pasur vazhdimësinë e duhur në Serie A dhe se kemi lënë shumë pikë gjatë rrugës. Por tani duhet të shohim përpara, duke filluar nga ndeshja e së dielës, e cila do të jetë e rëndësishme”.

Për kënaqësitë e tij personale – “Jam më i lumtur nëse skuadra bën mirë dhe nëse arrin objektivat që kishte në fillim të sezonit. Personalisht jam i lumtur, ndjej besimin e të gjithëve dhe kjo më shtyn të përmirësohem ditë pas dite”.

Për ëndrrën e finales së Ligës së Kampionëve – “Tani ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ajo e së dielës është më e rëndësishmja për momentin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit