“Dashuri pa kushte!” Pep dhe Klopp si miq dhe armiq. Pamjet e City-Liverpool thjesht fantastike (VIDEO)

11 Prill 2022
21:16
Telesport
back button

Manchester City dhe Liverpool edhe njehere treguan epërsinë e tyre të qartë mbi të gjithë futbollin anglez. Ndeshja u mbyll me një rezultat piroteknik 2-2, gjë që thjesht shtyu garen për luftën për titull. Kjo përballje e madhe, e lindur vitet e fundit, nuk është më një rivalitet i thjeshtë mes dy skuadrave që luftojnë për të njëjtat qëllime.

Po flasim edhe per nje përplasje mes dy mentaliteteve të mrekullueshme futbollistike. Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë formësuar futbollin anglez sipas vullnetit të tyre, duke vendosur ligjin përmes ideve të tyre.

“Ishte një ndeshje fantastike nga të dyja palët. Të dyja skuadrat u përpoqën të fitonin. Kam ndjesinë se kemi humbur mundësinë për t’i mundur, ndjenjën se i lëmë të gjallë deri ne fund. I thashë skuadrës pas ndeshjes, sa mirë ia dolën, sa krenarë jemi. Mendoj se ishte një lojë e mirë për tifozët në të gjithë botën”

Fjalet e Guardiola-s jane totalisht nje “verdikt” pas ndeshjes. Ne fakt, ai dhe Klopp e dine mjaft mire se dy barazime 2-2 ne te dy fazat e Premier League nuk jane rastesi, por ai ekuiliber i madh qe qendron tashme prej vitesh me dy skuadra te formuara dhe mbaruar, aq sa e kane te veshtire te afrojne dike qe mund te jete edhe me superior ne merkato…

“Ishte pak si një ndeshje boksi, ju lëshoni duart për një moment dhe merrni një seri goditjesh të rënda. Gabuam pak në mbrojtje dhe mund të kishim bërë më mirë. Të dyja skuadrat duhej të merrnin frymë në fazën e zoterimit”, shtoi Klopp…

Ata qe perpara ndeshjes leshuan ndaj njeri deklarata dashurie… Ato deklarata jo “fake” sepse mjafton te shihni kete video per te kuptuar se sa respektohen dhe duhen. Pas ndeshjes, te dy qendruan duke biseduar gjate…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit