Dasma e Lautaro Martinez si “aperitiv” para finales së Stambollit, zikaltrit do ta “djegin” sonte në liqenin e Komos

29 Maj 2023
15:08
Alfred Lleshi
back button

Kampionati tani po i afrohet fundit dhe në pritje të finales së Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 10 qershor në Stamboll, Lautaro Martinez do të përjetojë një tjetër mbrëmje krejtësisht të veçantë.

Në fakt, sulmuesi i Interit do të martohet me Agustina Gandolfo, përmes një ceremonie ekskluzive që tashmë është planifikuar prej muajsh. Ngjarja do të zhvillohet në liqenin e Komos, vendndodhja e zgjedhur nga çifti për pritjen është “Villa d’Este” në Cernobbio.

Natyrisht, e gjithë skuadra e Interit do të jetë e pranishme, duke përfshirë edhe trajnerin Inzaghi, por jo vetëm. Për këtë rast, disa lojtarë nga kombëtarja e Argjentinës si Lionel Messi mund të zbarkojnë në Itali. Mes të ftuarve të mundshëm pritet të jetë edhe lojtari i Juventusit, Paredes, partneri i Lautaros me fanellën Albiceleste.

Riti fetar mësohet se do të mbahet sot, më 29 maj, ndërsa çifti tashmë është martuar me një ceremoni civile më 12 maj në Bashkinë e Milanos. Lautaro dhe Agustina kanë një vajzë të quajtur Nina dhe janë në pritje të fëmijës së dytë, djalin, që do ta quajnë Theo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit