David Luiz i vetofrohet Interit? Braziliani sqaron situatën me urgjencë…

4 Korrik 2022
8:43
Alfred Lleshi
back button

Sugjerimi për ta parë David Luiz në Itali shpërtheu edhe më herët se sa pritej. Megjithatë, për të mos ia lakuar pa fund emrin ka menduar personi në fjalë, i cili hedh poshtë hipotezën për zbarkim në Serie A, konkretisht tek Interi.

Sipas zërave të merkatos, qendërmbrojtësi i ishte vetofruar skuadrës zikaltër, gjë që nuk qenka aspak e vërtetë (sipas vetë brazilianit).

Mbrojtësi e ngriti zërin përmes një “Instagram Story”, me një shije të fortë mohimi dhe në të njëjtën kohë me vëmendje kushtuar kryesisht qëllimeve që duhen arritur me Flamengon e tij.

“Fake news. Jam totalisht i fokusuar në atë që duhet të bëj me Flamengon. Sa për ata që shpikin të tilla lajme, Zoti i bekoftë!”

David Luiz nuk i mungojnë angazhimet me kuqezinjtë. Në “Brasileirao”, gjuetia e liderit Palmeiras është e hapur, tashmë tetë pikë larg, ndërsa në “Copa Libertadores” mbetet për të mbrojtur suksesin e matur (0-1) të arritur ndaj kolumbianëtve të Tolima në ndeshjen e parë të 1/16 finale.

Kontrata e tij aktuale skadon më 31 dhjetor të këtij viti, por kush e di se nuk mund të rinovohet, për të vijuar me këtë eksperiencë të dytë në shtëpi, pas asaj te Vitoria në fillim të karrierës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit