Davies do largohet për zero euro! Drejtori sportiv i Bayernit ka gati dy pista

4 Shtator 2024
18:32
Telesport
back button

Alphonso Davies është në prag largimi nga Bayern, por klubi bavarez nuk është i shqetësuar. Në Mynih ka gjithmonë një plan B, sidomos për zëvendësimin e një lojtari kaq të rëndësishëm sa kanadezi.

Anësori i majtë i mbrojtjes pritet të transferohet me parametra zero te Real Madrid dhe pasuesi i tij me shumë mundësi do të jetë një yll i Serie A.

Theo Hernandez, 26-vjeçari i cili ka disa vite që ka marrë rolin e liderit në defensivën e Milanit, është objektivi numër 1 i rekordmenëve të Bundesligës dhe sidomos i drejtorit sportiv Eberl. Problemet e fundit (bashkë me Leaon) mund të ndikojnë që largimi i tij të mos diskutohet më në Milano.

Problemi është se “Djalli” kërkon 80 mln euro për të. Emri i dytë në listën e Bayern-it është Robertson i Liverpool-it. Niveli i lartë i treguar në vitet e fundit në mënyrë konstante e kanë bërë të jetë një lojtar i kërkuar nga shumë klube.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit