Davies, drejt largimit nga Bayern Munich? Dy gjigantët europianë “vigjëlojnë”, gati negociatat prej janarit

7 Dhjetor 2024
14:40
Alfred Lleshi
back button

Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Munich. Sipas gazetës gjermane “Bild”, në janar janë të planifikuara takime mes agjentit të lojtarit, Nick Househ, dhe dy klubeve të mëdha: Real Madrid e Manchester United. Mbrojtësi kanadez është në fund të kontratës me bavarezët dhe, megjithëse drejtuesit e Bayernit shfaqin optimizëm, rinovimi duket gjithnjë e më pak i mundur.

Arsyeja kryesore duket të jetë lidhur me vështirësitë në marrëdhëniet mes agjentit të lojtarit dhe klubit gjerman. Raportohet se Househ ka anuluar një udhëtim për në Munich, pasi ka mësuar që drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, nuk do të merrte pjesë personalisht në takime. Ky episod ka thelluar më tej marrëdhëniet dhe ka shtuar spekulimet për një mundësi largimi.

Destinacionet e mundshme? Real Madridi e ndjek Davies prej kohësh dhe mund të riprodhojë operacionin e bërë me David Alaba, i cili erdhi falas nga Bayerni. Edhe Manchester United po e monitoron me kujdes situatën dhe është gati të futet në garë nëse kanadezi vendos të provojë aventurën në Premier League.

I lindur më 2000, Davies u transferua te Bayern Munich në janar 2019 dhe u bë një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në botë. Këtë sezon, ai ka luajtur 19 ndeshje dhe ka dhënë 3 asiste, duke konfirmuar vlerën e tij si në Bundesliga, ashtu edhe në kompeticionet ndërkombëtare.

E ardhmja e kanadezit pritet të vendoset në muajt në vazhdim, por mundësia e një largimi nga Bayerni duket gjithnjë e më reale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit