Davis i magjishëm për Lakers, triumfojnë edhe Milwaukee, Miami e Minnesota

25 Mars 2024
8:18
Telesport
back button

Pas një ndeshje spektakolare, skuadra e Lakers fitoi 150-145 ndaj Indiana, duke qëndruar në zonën play out. Edhe pse 8 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Siakam me 36 pikë më i miri), kjo s’mjaftoi. Për Lakers, katër lojtarë realizuan mbi 25 pikë, ku shkelqeu Anthony Davis me 36 pikë e 16 rebound.

Zhgënjen sërish skuadra e Golden State, që u mund 114-110 nga Minnesota. Edwards me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Curry për miqtë. Pa probleme fiton Miami, që falë 18 pikëve të Highsmith, mposhti 121-84 Cleveland.

Milwaukee konsolidon vendin e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 118-93 ndaj Oklahoma, në një sfidë të dominuar nga vendasit (Antetokounmpo 30 pikë e 19 rebound). Fiton edhe Philadelphia, që triumfoi 121-107 në fushën e Clippers, ndeshje ku diferencën e bënë Harris e Maxey, me nga 24 pikë secili.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – New Orleans, 101-114

Clippers – Philadelphia, 107-121

Miami – Cleveland, 121-84

Minnesota – Golden State, 114-110

Milwaukee – Oklahoma, 118-93

Lakers – Indiana, 150-145

Lajme të tjera

Lajmet e fundit