Mohamed Salah dhe Kevin de Bruyne mund të largohen nga Premier League si paketë. Ata janë në vitin e fundit të kontratës te Liverpool dhe Manchester City.
Më parë, ata kanë qenë lojtarë të Chelsea. Duke qenë së më 1 korrik do të jenë lojtarë të lirë, klubi amerikan San Diego ka shfaqur interes për transferimin e tyre.
Mohamed Mansour, pronar i klubit amerikan që do të luajë në MLS në 2025, kërkon të formojë një ekip të nivelit të lartë për të konkurruar me klubet big.
Transferimi i meksikanit Hirving Lozano nga PSV prej janarit është vetëm fillimi i projektit të ri të San Diegos. Të radhës mund të jenë Salah dhe De Bruyne.