Kevin De Bruyne është gjithnjë edhe më larg Manchester City dhe Premier League.
Mesfushori belg, i rikthyer nga një dëmtim i gjatë, mund të vendosë të ndryshojë ekip një vit përpara skadencës së kontratës së tij me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola.
Nga Anglia ka fjalë se tashmë është arritur një marrëveshje me Al Ittihad, skuadrën e Pro Ligës Saudite ku luan Karim Benzema.
Mungon vetëm “po” nga Manchester City mungon, por duke pasur parasysh rrugën e lojtarit nuk përjashtohet që të ketë dritë jeshile nga anglezët.
Pasi mbërriti në vitin 2012 pas eksperiencës te Genk, ai luajti 260 ndeshje në Premier League, duke shënuar 68 gola dhe duke dhënë 114 asiste.
Pas dhjetë vitesh në Etihad, De Bruyne duket se është gati për një aventurë të re.