De Bruyne flet hapur: Pa Champions-in do të na quajnë humbës…

24 Shkurt 2020
12:39
Alfred Lleshi
back button

“Njerëzit do të na quajnë humbës”. Ky është alarmi i ngritur nga Kevin De Bruyne, nëse Manchester City nuk do ta fitojë Champions-in as këtë sezon. Mesfushori-sulmues i “qytetarëve”, foli në prag të sfidës së vështirë kundër Real Madridit, në 1/8 finale të garës madhore kontinentale për klubet: “Real Madridi është favorit për t’u kualifikuar. Të bardhët kanë fituar më shumë trofe së të tjerët në historinë e Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, do të shkojmë në “Santiago Bernabeu” për të treguar futbollin tonë. Qasja do të jetë e qartë: duam të imponojmë lojën tonë, me stil sulmues. 

Manchester City duhet të bëjë lojën e vet, që të fitojë kundër të bardhëve. Nëse nuk fitojmë Champions, të gjithë do të thonë se jemi humbës, siç kemi bërë në pesë vitet e fundit! Është një kompeticion, që ende nuk e kemi fituar. Gjithmonë dëshirojmë të fitojmë tituj, por ndonjëherë skuadrat të tjera performojnë më mirë, saktësisht si Liverpooli këtë sezon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit