De Bruyne guxon dhe kritikon Guardiolën: Me atë nuk ka plan B

12 Shtator 2020
11:42
Alfred Lleshi
back button

De Bruyne ka kaluar katër vite duke punuar me Pep Guardiola dhe është mësuar me filozofinë unike të lojës së ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munich. Sidoqoftë, ai pranon se herë pas here dëshiron të provojë një stil tjetër: “Mënyra se si pep e shikon futbollin është e ndryshme nga ajo e shumë njerëzve të tjerë. Ai ka filozofinë e tij dhe i qëndron fort, nuk ndryshon. Në futboll ekziston plani A dhe plani B. Për Guardiolën nuk ka plan B.

Për shumë njerëz, e di se kjo është e vështirë të kuptohet. Dëshira për ndryshim mund të jetë në mendjen tonë si futbollistë, por më pas e kuptojmë se plani A funksionon kryesisht për ne. Është mirë të bëhen kësi diskutimesh, edhe pse ti thjesht duhet të fitosh ndeshjen. Nganjëherë trajneri mund të thotë çfarë të dojë. Nëse një lojtar thjesht bën diçka dhe kjo e ndihmon ekipin të fitojë, ai duhet të jetë i lumtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit