Kevin De Bruyne nuk ndjen se ritmi i tij në fushë është duke u zbehur edhe pse dëmtimet e shpeshta kohët e fundit kanë bërë që ai të luajë më pak për Manchester City.
“Kam pasur një dëmtim të madh vitin e kaluar, por kur u ktheva, padyshim që u desh kohë pasi isha jashtë për gjashtë muaj. Mendoj se ia dola shumë mirë dhe kur u ktheva në verë u ndjeva vërtet shumë mirë. Ishte një surprizë për mua pasi nuk pata para-sezon”, dha De Bruyne.
I pyetur nëse po ngadalësohet, De Bruyne, i cili do të mbushë 34 vjeç para përfundimit të kontratës këtë sezon, shtoi: “Jo, nuk jam dakord. Ndonjëherë ju duhet pak më shumë kohë për t’u rikuperuar. Për fat të keq, ndodhi ky dëmtimi i fundit në shtator dhe u bë një situatë jo e mirë”.
“Unë ende ndjej se mund të bëj një diferencën në skuadër. Nëse mund ta bëj këtë, atëherë do të jem i lumtur të luaj futboll. Nëse vjen ai moment kur ndihem sikur po bëhet gjithnjë e më e vështirë do të duhet të marr një vendim. Por unë ende ndihem mirë që luaj futboll, më pëlqen të luaj futboll, kjo është për mua gjëja kryesore”, tha belgu.
Në lidhje me kontratën, e cila skadon verën e ardhshme, ai shtoi: “Nuk kam folur me askënd për momentin. Nuk është momenti i duhur. Unë jam mirë, jam i lumtur, po bëj punën time. Gjithçka do vijë në kohën e duhur. Nuk ka asnjë ngadalësim dhe mos besoni çdo gjë që shkruhet”.