De Jong flet për Barcelonën: Mendoj se do t’ia pasoj topin vetëm Messit…

16 Maj 2019
12:11
Alfred Lleshi
back button

Pak minuta pas fitores që siguroi titullin e kampionit në Holandë, mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong, pranoi se ishte shumë i emocionuar që po e mbyllte me dy trofe sezonalë në Asterdam dhe mezi po pret të fillojë eksperiencën e re të karrierës në “Camp Nou”. 

Sikurse dihet, talenti holandez ka nënshkruar me Barcelonën, me të cilën do të bashkohet prej 1 korrikut. Natyrisht, gazetarët holandezë janë kuriozë si ndihet De Jong për faktin se do luajë në një ekip me Lionel Messin: "Mezi po pres ta shoh Messin, të stërvitem me të. Mendoj se do ta pasoj topin vetëm tek ai (qesh)! 

"Nuk do ta ndryshoj mënyrën se si jam gatuar si futbollist, nuk më intereson nëse do të jem qendër e vëmendjes në Barcelonë. Jam kureshtar të di se si do të përshtatem atje. Patjetër, jam i etur të mësoj nga njerëzit më të mirë që do të kem përreth meje". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit