Atalanta “fluturon” në krye të Serie A dhe një nga protagonistët e ekipit të kryesuar nga trajneri Gasperini është mesfushori belg Charles De Ketelaere. Në sezonin e tij të dytë me skuadrën zikaltër ai ka shënuar deri më tani 5 gola në kampionat në 16 ndeshje.
“Jemi një ekip që dëshiron të bëjë diçka të veçantë, diçka të madhe. Kjo është forca e skuadrës tonë. Ndihem mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Mendoj se mund të përmirësohemi ende si ekip. Është thelbësore të gjejmë golat dhe të fitojmë”, u shpreh De Ketelaere.
Duke folur për klasifikimin, ai shtoi: “Çdo ndeshje është e vështirë, por ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë. Jemi të kënaqur me pozicionin tonë në renditje, por kampionati është i gjatë dhe e dimë se mund të përmirësohemi ende. Ne vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar çdo ditë”.