Luis de la Fuente deshi t’i bënte nderime Cristiano Ronaldo pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ve të Botërorit 2026. Triumfi 1-0 në Dallas shënoi paraqitjen e fundit të yllit portugez në historinë e Botërorit, një moment që trajneri spanjoll e theksoi me fjalë respekti të madh.
Para ndeshjes, De la Fuente dhe Ronaldo u takuan në fushë dhe shkëmbyen një përqafim të gjatë. “Kemi folur në disa raste dhe jam admirues i madh i tij, i vlerave të tij, i asaj që përfaqëson dhe mënyrës se si e jeton sportin. Është një shembull për të rinjtë. Kur kemi mundësinë të takohemi, shprehim vlerësim dhe krenari që jemi njohur”, – deklaroi trajneri i Spanjës.
De la Fuente pranoi gjithashtu se Spanja mund të përmirësohet ende pas paraqitjes ndaj Portugalisë: “Nuk ka rëndësi me kë do të përballemi. Ajo që duam është të rritemi, sepse kemi ende hapësira të mëdha për përmirësim”.







