De La Fuente: E dija që do të fitonim, u kisha kërkuar lojtarëve vetëm një gjë gjatë gjithë kohës

1 Korrik 2024
8:24
Telesport
back button

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka mbetur i kënaqur me fitoren 4-1 që kome tij arriti ndaj Gjoergjisë. Sukses që i jep mundësi ekipit iberik të shkojë në çerekfinalet e Euro 2014.

Pasi pësuam gol dhe pasi mbyllëm pjesën e parë në barazim, mesazhi ishte i njëjtë me atë që u kisha thënë lojtarëve gjatë pjesës së parë. Të luajmë të qetë, pa ankth, pa vendime të detyruara”, tha De La Fuente.

Doja që lojtarët e mi të kërkonin momentet e duhura për të sulmuar, për të kërkuar pak qetësi në ndeshje. I pashë të kishin pak ankth kur nuk shënonim, gjë që mund të çojë në tension negativ dhe doja që ata ta largonin këtë nga kokat e tyre”, tha trajneri spanjoll.

Disavantazhi? Nuk është e lehtë të menaxhosh të gjitha këto: Presionin, pësimin e autogolit, por Robin është një lojtar i madh, një mbrojtës i madh. Gjithsesi, rikpueruam e shënuam më pas 4 gola. Ishte fantastike”, u shpreh De La Fuente.

Mendoj se Ruiz dhe Williams janë dy nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre. Ata kanë aq shumë talent, kjo është ajo që na duhet për të shkuar larg në këtë Europian”, tha Luis de la Fuente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit