De la Fuente: Fituam Europianin por ka vend për përmirësim, objektivi mbetet Kupa e Botës

15 Nëntor 2024
10:48
Telesport
back button

Një barazim në Danimarkë sot në mbrëmje i mjafton Spanjës për ta mbyllur në vendin e parë Grupin 4 të Ligës A në Nations League. Në këtë mënyrë, spanjollët do të kishin avantazhin e fushës në çerekfinalen e kompeticionit.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, duke folur për këtë sfidë tha: “Është një ndeshje shumë interesante nga pikëpamja taktike. Luajmë jashtë fushe dhe duhet të jemi të kujdesshëm, për të mos përsëritur gabimet e bëra në Beograd”.

Laporte? Ai është lider, kapiteni ynë, që jep shumë për ekipin“, tha De La Fuente, që nuk e di nëse do të aktivizojë Morata dhe Fabian Ruiz: “Shpresoj që të dy mund të jenë aty me ne edhe pse jo nga fillimi”.

Gjithsesi, ne mendojmë vetëm për të fituar kundër Danimarkës. Ne fituam Euro 2024, por ka gjithmonë vend për përmirësim. Ky është qëllimi ynë, që të jemi gati për eliminatoret e Kupës së Botës”, tha De La Fuente.

Duke folur për lojtarët e rinj të thirrur në kombëtare, ai shtoi: “Jemi me fat që ata janë me ne për një kohë të gjatë dhe përshtaten shpejt me atë që kërkojmë. Kësaj i shtohet ambienti i mrekullueshëm i kësaj familjeje“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit