De La Fuente krenar për Spanjën: Dy vite më parë ishim në vendin e 11-të në renditjen e FIFA

18 Nëntor 2024
10:21
Telesport
back button

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Zvicrës që luhet sot në mbrëmje, e vlefshme për Nations League. Skuadra spanjolle tashmë është matematikisht e para, ndaj trajneri do të bëjë disa ndryshime në njëmbëdhjetëshen startuese.

Fitorja të ndihmon të jesh më i fokusuar në objektivat e tua, por gjithmonë jam ndjerë i vlerësuar dhe i dashur si trajner i Spanjës. Kjo më jep gëzim. Tani mund të jemi të parët në renditjen e FIFA-s dhe është shumë mirë. Dy vjet më parë ishim në vendin e 11-të, ndaj ndihem krenar”, tha De La Fuente.

Duke folur për ndeshjen ndaj Zvicrësa, ai shtoi: “Do të ketë dis andryshime, por ne ende do të dalim në fushë për fitore, pasi kemi një ekip të madh. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe shumë opsione që ndonjëherë duhet të luajmë me atë formacion dhe ndonjëherë me një tjetër”.

Duke folur për të riun Casadó, trajneri spanjoll tha: “Ai është fantastik, na befasoi të gjithëve. Nuk e njihja personalisht, por ai është një djalë i ri, shumë i ndjeshëm, i pjekur, i përgjegjshëm. Ka një karrierë të madhe përpara. Është një nga të rinjtë e shumtë që kemi në dispozicion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit