Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas kampionatit të shkëlqyer europian të luajtur me kombëtaren spanjolle, nën drejtimin e trajnerit Luis De La Fuente.
Pak më shumë se një javë pas fitores ndaj Anglisë së Southgate, De la Fuente foli për të ardhmen dhe rrugën e rritjes që duhet të ndjekin talentet si ylli i ri Barcelona-s.
Gjatë një bisede të gjatë me Marca-n, trajneri spanjoll u fokusua në pozicionin aktual të Lamine Yamal, duke i bërë thirrje që të mos hutohet nga lavdërimet e tifozëve dhe ekspertëve:
“Ai u shoqëruar shumë mirë nga veteranët e kombëtares, në çdo moment e kanë përkrahur dhe ne i kemi thënë gjithmonë: duhet të qetësohesh, të kesh durim, është rrugë e gjatë sepse të njëjtët që të bëjnë lajka dhe të lavdërojnë nuk do të ke turp të thonë të kundërtën.
“Ai duhet të piqet, edhe pse është shumë i pjekur për moshën e tij. Më shumë se të rinjtë e tjerë. Këto përvoja e ndihmojnë atë të rritet. Ai duhet të forcohet në një nivel personal, të vazhdojë të rritet si person, të fitojë vlera. Kështu ai do të rritet profesionalisht”.