Pas triumfit në Euro 2024, skuadra e Spanjës po shkëlqen edhe në Nations League, ku kryeson grupin me 10 pikë. Një event që nisi jo mirë për iberikët, me një barazim pa gola në Serbi, por që më pas erdhi hakmarrja me një fitore 3-0 në Spanjë.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në nëntor, trajneri Luis De la Fuente, ka komentuar ecurinë e skuadrës së tij: “Unë dua që ne të vazhdojmë t’i bëjmë gjërat ashtu siç i kemi bërë deri më tani. Është shumë e vështirë të mos jesh i suksesshëm me këtë ekip”.
Në kombëtare u rikthye Alvara Morata, për të cilin De La Fuente flet me superlativa: “I gjithë stadiumi i dha Moratas respektin dhe dashurinë që meriton. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe meriton të njihet për këtë. Një lojtar që është vërtet i dashur për të gjithë ne si grup”.
“Ne jemi në një proces rindërtimi pas Europianit dhe më pëlqen të punoj në situata të tilla, sepse jemi në gjendje t’u japim mundësi aktivizimi lojtarëve të rinj. Janë lojtarë që ende nuk janë ende të profilit të lartë për t’u bërë të njohur. Kemi shumë lojtarë të jashtëzakonshëm në Spanjë“, tha De La Fuente.
Në fund, ai shtoi: “Ky grup është i pangopur për suksese. Ne duam të shkojmë përpara dhe të fitojmë grupin, të fitojmë të dyja ndeshjet në nëntor. Nëse nuk do të kishim këtë qëndrim, do të ishte poshtëruese për veten tonë. Unë nuk do të ndryshoja asgjë tani, jam i përulur”.