De La Fuente provokon francezët: Lojtarët e mi tani janë më të mirë se Mbappe

9 Korrik 2024
8:17
Telesport
back button

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, foli sot, pak orë para gjysmëfinales së Euro 2024, për përballjen që iberikët do të zhvillojnë ndaj Francës. Një ndeshje që priet me shumë interes, pasi përballen dy nga ekipet më të mira të turneut.

Ne jemi një ekip i ri, me një trajner të ndryshëm dhe me ide të ndryshme nga ai i mëparshmi. Ne kemi një rrugë të qartë dhe stilin e ndryshëm që duam të zbatojmë, ndaj donim t’i jepnim pak kthesë duke përfshirë lojtarë me rekorde të ndryshme”, tha De La Fuente.

Vizioni nuk është as më i mirë dhe as më keq. Nico Williams më i mirë se Mbappe? Nuk e di, janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm. Mbappé është i jashtëzakonshëm, por lojtarët e mi janë më të mirët”, tha De La Fuente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit