De La Fuente: Te Spanja ka shumë lojtarë të rinj me potencial që mund të luajnë në kombëtare

12 Nëntor 2024
9:14
Telesport
back button

Spanja përgatitet për dy sfidat e fundit në Nations League, ato ndaj Danimarkës (15 nëntor) dhe Zvicrës (18 nëntor). Trajneri i “furive të kuqe”, Luis de la Fuente, foli për pritshmëritë e tij në Grupin 4 të Ligës A.

Ne fillojmë përgatitjet ditën e martë me një seancë stërvitore me dyer të hapura. Në Tenerife do të ketë seanca trajnimi solidariteti për të mbledhur fonde për viktimat e kësaj fatkeqësie në Valencia”, tha De la Fuente.

Duke folur për skuadrën, shtoi: “Do të përdor atë fjalë që na pëlqen shumë. Familja po rritet dhe ne duhet të shtojmë elementë të rinj. Është koha t’u japim mundësinë lojtarëve që po e fitojnë atë. Ne duhet të njohim potencialin e shumë lojtarëve të rinj”.

Te Spanja do të mungojnë dy lojtyarë të rëndësishëm si Carvajal dhe Rodri, të dëmtuar. “Ata lojtarë janë të pazëvendësueshëm, lënë boshllëk në skuadrat që duhet të përballen me mungesën e tyre”, tha De La Fuente.

Ne kemi lojtarë të tjerë të një niveli të jashtëzakonshëm, pra nuk do të vuajmë shumë. Gjithsesi, për ne këto mungesa mund të rëndojnë. Carvajal, Pedro Porro ose Mingueza janë më të mirët në rolet e tyre”, shtoi trajneri spanjoll.

Casado? Ka lojtarë që kanë nevojë për këtë presion për të dhënë më të mirën. Profesionistët e mëdhenj përmirësohen kur përballen me sfida më të mëdha. Është një rast i qartë i një futbollisti që ka shumë për të thënë dhe për të përmirësuar”, tha De La Fuente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit