De La Fuente: Viti 2024 i vështirë për t’u përsëritur, objektivi i radhës është Botërori 2026

25 Dhjetor 2024
10:06
Telesport
back button

Spanja u shall kampione e Europës këtë verë, një triumf i merituar për trajnerin Luis de la Fuente dhe të besuarit e tij. Në fund të këtij viti ai foli për mediat, duke analizuar paraqitjen e kombëtares iberike.

2024 është i vështirë për t’u përmirësuar. Unë them gjithmonë se duhet të përpiqemi të jemi më të mirët. Ne jemi të lumtur për sukseset e arritura dhe për qëllimin historik që arritëm për të fituar të gjitha ndeshjet e Europianit duke luajtur futboll të shkëlqyer”, tha De La Fuente.

Në Europian ne shkuam hap pas hapi dhe kuptuam se mund t’ia dilnim. Kjo më dha një ndjenjë krenarie. Ne rikuperuam frymën e vitit 2010, atë të cilit i referohesha gjithmonë. Ai që na nxori të gjithëve në rrugë për të festuar”, tha trajneri spanjoll.

Më tej, De La fuente shtoi: “Liga e Kombeve ishte fara e gjithçkaje që po ndodh sot. Na vendosi në vitrinën e mediave ndërkombëtare, si një ekip i fuqishëm. Për mua Liga e Kombeve është po aq e vështirë sa një Europian. Për më tepër, ne ishim të parët që fituam dy tituj radhazi të Ligës së Kombeve”.

Duke folur për objektivin e radhës, ai konfirmon: “Ne të gjithë kemi hedhur vështrimin nga Kupa e Botës 2026. Është ngjarja më e rëndësishme në futboll. Por për të arritur mirë në Kupën e Botës ne duhet të vazhdojmë të konsolidojmë idenë dhe projektin tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit