Të dielën në mbrëmje, në Berlin, do të luhet finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. Një ndeshje e veçantë, që pritet me shumë interes, pasi në fund do të shpallet fituesi i këtij turneu.
Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka folur në profilin e kombëtares spanjolle në “Twitter” për finalen kundër Anglisë: “Do të jetë një shfaqje e madhe që do ta përballojmë me shumë entuziazëm”.
Më tej, trajneri i ekipit spanjoll tha: “Do të përpiqemi të imponojmë stilin tonë ndaj Anglisë, duke dominuar ndeshjen dhe pa bërë gabime. Janë dy skuadrat më të mira të turneut, ndaj s’ka favoritë”.