Aurelio De Laurentiis foli disa herë gjatë konferencës për shtyp, ku prezantoi trajnerin Antonio Conte. Në veçanti, gjatë një pasazhi, ai komentoi polemikat e fundit në lidhje me Di Lorenzo dhe Kvaratskhelia.
Këto janë fjalët e presidentit të Napolit për dy lojtarët e tij, nën kontratë: “Mund të kuptoj që Di Lorenzo ndihej i braktisur. Shpresoj që me Kampionatin Europian të rimbushet shpirtërisht.
Në futbollin e sotëm nuk mund të bësh oferta për lojtarët në kundërshtim me rregullat, pa e njoftuar klubin përkatës. E pafalshme ta bëjë këtë një klub, i cili drejtohet nga dikush që është president i ECA (referenca është për presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi). Unë gjithmonë përpiqem të jem korrekt”.