De Laurentiis gjen pasuesin e Osimhen, 50 milionë euro për sulmuesin e talentuar të Feyernoord

21 Mars 2024
10:56
Telesport
back button

Dy muaj për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet dhe më pas nis revolucioni te kampionët e Serie A. E cila padyshim do të nisë sulmin. Në historinë e Napoli të Aurelio De Laurentiis, një gjë nuk ka munguar kurrë: Qendërsulmuesi i madh. Napoli tashmë prej muajsh po punon për të kërkuar zëvendësuesin e Victor Osimhen, i destinuar për t’u larguar. Ai kushton 120-130 milionë euro.

Me ato para Napoli do të ndjekë njeriun më të mirë të mundshëm, edhe në bazë të nevojave të klubit. Pjesëmarrja në Champions League do të bëjë diferencën në pretendimet e skuadrës. De Laurentiis synon të sjellë sulmuesin e Bolonja, Zirkzee, lojtar që e kërkojnë si në Serie A ashtu dhe në Europë.

Përpjekjet e Napolit janë përqendruar te Santiago Gimenez i Feyernoord, një 22-vjeçar meksikan i lindur në Argjentinë, autor i një sezoni superlativ në Holandë: 21 gola në 25 paraqitje në Ligë, dy në katër ndeshje të Champions si dhe një gol në dy paraqitje në Europa League. I ri, me mundësi për t’u përmirësuar dhe një ndjenjë të veçantë me gola. Profil perfekt për De Laurentiis.

Gimenez vlen 50 milionë, por çmimi nuk është i frikshëm duke parë që do të vijnë nga Osimhen. Një lojtar i aftë për të shënuar 47 gola në 80 paraqitje në më pak se dy sezone me Feyenoord, tashmë i mësuar me futbollin europian dhe idealisht i gatshëm për të qenë një lojtar kyç për projekt i ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit