De Laurentiis “i mbyll derën” Ibrës, në sulm për mesfushorin e Arsenalit

16 Dhjetor 2019
9:18
Alfred Lleshi
back button

As ulja në stol e Gennaro Gattuso nuk ishte e mjaftueshme, që Napoli të merrte një drejtim pozitiv. Humbja në shtëpi kundër Parmës dhemb për shkak të mënyrës si erdhi ajo. “Ringhio” u paraqit në të parën ndeshje në “San Paolo” me modulin e tij klasik 4-3-3, një rikthim në të kaluarën për napolitanët. Në rolin e mesfushorit të qendrës u vendos Allan gjatë pjesës së parë, për t’u zëvendësuar në atë pozicion nga Fabian Ruiz në pjesën e dytë. Sidoqoftë, të dy dështuan në mënyrë të mjerueshme, duke lënë të kuptohet një emergjencë të qartë në mesfushë.

Presidenti Aurelio De Laurentiis, përveçse foli për Zlatan Ibrahimoviç, pranoi se dëshironte të përqëndrohej te një përforcim në mesfushë në merkaton e dimrit. “Ibrahimoviç? Ne kemi menduar për Zlatan me Ancelottin. Tani, para se të mendoj për të, kam përparësi të tjera: të kompletoj një ekip, që duhet të luajë në një mënyrë tjetër. Napoli e ka pykën e parë, sa sulmues duam? Ne duhet të mendojmë për të forcuar mesfushën me dikë që mund ta blejmë. Në janar është gjithmonë e vështirë”. Synimi numër një i Napolit quhet Lucas Torreira. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli, ka ofruar 30 milionë euro për Arsenalin (3 milionë dhe ndonjë bonus për huazimin 18-mujor të lojtarit në fjalë, plus 27 milionë të tjera për ta blerë përfundimisht). 

Nuk është hera e parë që uruguajanit i afrohet klubi “axurr”. Madje, para zbarkimit në Londër, ai ishte afër transferimit në “San Paolo”. Një emër tjetër në fokus është ai i Sander Berge, norvegjezi i Genk, më të cilin u përballën kohët e fundit në Champions. Për të interesohet edhe Liverpool, gati për të ofruar mbi 20 milionë euro. Po ashtu, te Napoli mendojmë edhe për të ardhmen e afërt. Në verë do të synohet Sofyan Amrabat, i cili së pari duhet të shpagohet nga Verona, duke paguar 3.5 milionë euro te Club Brugge.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit