De Laurentiis kundër rrymës: Ja pse Napoli nuk fiton dot titullin

13 Shtator 2019
20:23
Telesport
back button

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, duke folur për “Sky Sport”, ka bërë me dije se për Napolin do të jetë e vështirë të fitojë titullin kampion. “Ne duelojmë gjithnjë, në të kundërt nuk ka si kuptohet që kemi 4 herë që renditemi të dytët”, tha De Laurentiis.

Në futboll asnjëherë nuk i dihet dhe nuk themi kurrë që nuk duam të fitojmë titullin. Kjo është ajo që duam ne dhe tifozët tanë. Kush renditet i dyti si ne punon që sezonin tjetër të dalë i pari. Gjithsesi, Napoli nuk e ka fituar titullin për shkak të rregullave të gabuara, për shkak se nuk ka patur fat. Ndërkohë që, edhe disa faktorë të tjerë na kanë limituar që të arrijmë tek objektivi”, tha De Laurentiis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit