De Laurentiis për rinovimin e Kvaratskhelia: Me rëndësi të respektohen dëshirat e lojtarëve, por…

21 Tetor 2024
11:53
Alfred Lleshi
back button

“Gazzetta dello Sport” raporton në edicionin e sotëm disa deklarata të bëra nga presidenti i Napolit. Aurelio De Laurentiis, në lidhje me negociatat e vështira për rinovimin e kontratës së gjeorgjianit është shprehur kështu:

“Ka pasur raste të mëparshme kaq delikate negociatash edhe më përpara. Nëse dëshiron të largohet, do të ulemi e ta dëgjojmë. Është e rëndësishme të respektohen dëshirat e lojtarëve, por pa u dëmtuar interesat e klubit”.

Një takim i ri është planifikuar për në nëntor midis drejtuesve të lartë të klubit napolitan dhe agjentit të yllit gjeorgjian, Mamuka Jugeli, për të diskutuar përshtatjen financiare dhe zgjatjen e kontratës, që skadon në qershor 2027. Sidoqoftë, kushtet nuk janë më aq “rozë”.

Kvara priste një shpërblim menjëherë pas sezonit të mrekullueshëm të titullit, por tani që ka hyrë në vitin e tretë të kontratës dhe vazhdon të fitojë më pak se 2 milionë euro në sezon, ai duket i vendosur ta kompensojë kohën e humbur me bonuse.

Kërkesa e fundit që i është bërë klubit napolitan është 8 milionë euro në sezon, plus bonuse, ndërsa De Laurentiis nuk është i gatshëm të shkojë përtej 6 milionëve në sezon, me bonuset e përfshira.

Prandaj, kuptimi i deklaratave të fundit të De Laurentiis hap çdo skenar. Kvara e vendosi ndeshjen ndaj Empolit me një gol nga pika e bardhë, por pasi Napoli refuzoi ofertën 100 milionë euro nga PSG, diçka duket se ka ndryshuar. Me atë rast, klubi pariziin i ofroi gjeorgjianit pagë prej rreth 11 milionë euro në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit