De Ligt: Futbolli italian, “universitet i mbrojtjes”. Ky bashkëlojtar, shumë i nënvlerësuar

6 Qershor 2020
9:03
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Juventusit, Mathjis De Ligt, zbuloi se cili shok i skuadrës i bëri përshtypje më shumë: “Për të qenë i sinqertë, niveli i ekipit është me të vërtetë i lartë. Natyrisht që kemi Ronaldon, por nuk e evidentoj, sepse të gjithë e dinë kush është ai dhe çfarë mund të bëjë. Prandaj them që janë dy të tjerë, që më befasuan: Dybala, i cili ka një teknikë vërtet befasuese, dhe Bentancur, një lojtar me cilësi teknike vërtet të mahnitshme. Personalisht mendoj se ai është mjaft i nënvlerësuar. Bentacur është një lojtar i shkëlqyeshëm, me të ardhme të shkëlqyeshme përpara”.

De Ligt ka zbritur në një futboll që historikisht konsiderohet më i miri për fazën mbrojtëse dhe për këtë arsye, duke pasur parasysh moshën e tij, pothuajse mund të konsiderohet student në një lloj “universiteti të mbrojtjes”: “Pak po, sepse historikisht Italia ka pasur mbrojtës të shkëlqyeshëm, i ka ende ato. Sidoqoftë, Italia nuk është kombi i vetëm që mbron mirë, ka edhe të tjerë, mbase me një stil tjetër. Ajo që më pëlqen në Itali është dashuria për fazën mbrojtëse, pasi në Hollandë ka dashuri për sulmin. Vështirësitë e mia në fillim ishin ato të konceptimit të mbrojtjes së një zone të fushës, pas viteve ndryshe tek Ajax”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit