De Ligt “justifikon” Ten Hag pas shkarkimit: Nuk pati fat, shumë ndeshje shkuan ters për të

14 Nëntor 2024
12:22
Telesport
back button

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Matthijs de Ligt, ka folur për largimin e trajnerit Erik ten Hag. Holandezi nuk arriti të mbajë vendin si trajner në “Old Trafford”, vend ku tashmë është ulur Ruben Amorim.

Normalisht, unë jam gjithmonë vetëkritik dhe mund të mërzitem për gjëra që nuk i bëj mirë. Por, këtu nuk mund të bëja asgjë për këtë, nuk mund të fajësoja veten për këtë”, u shpreh De Ligt për të përditshme “De Telegraaf”.

Mendoj se Ten Hag nuk ka qenë shumë me fat, sidomos këtë sezon. Ne luajtëm mirë në shumë ndeshje, por nuk i shfrytëzuam rastet që krijuam. Është turp që duhet të përfundojë kështu, por ky është futbolli”, shtoi mbrojtësi i Manchester United.

De Ligt erdhi këtë verë te “djajtë e kuq”, por nuk arriti të kontribuojë aq aq duhet. Këtë sezon ai ka luajtur në 15 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit