De Ligt larg Bayernit? Tifozët dalin kundër trajnerit, peticion me 60.000 nënshkrime

9 Korrik 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Bayern Munich në javët e ardhshme. Me ardhjen e Itos nga Shtutgarti dhe afrimin e Jonathan Tah nga Bayer Leverkusen, duket se nuk ka hapësirë ​​për ish-mbrojtësin e Juventusit në skuadrën e re, që do të drejtohet nga Vincent Kompany. Siç raporton “Sky Sport DE”, ka qenë trajneri belg, ai që ka dhënë dritën jeshile për largim nga reparti mbrojtës.

Megjithatë, disa tifozë nuk e kanë pritur mirë lajmin dhe kanë dashur të pengojnë transferimin e lojtarit të rritur tek Ajax. Kështu, pothuajse 60.000 tifozë bavarezë kanë nënshkruar një peticion, duke i kërkuar klubit që të mos e shesë De Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit