De Ligt përsëri në stol, Nagelsmann: Duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme që…

12 Gusht 2022
14:58
Denis Hakanaj
back button

Duket se Matthijs de Ligt do të jetë përsëri në stol. Mbrojtësi holandez, i transferuar te Bayern-i nga Juventus-i për 67 milionë euro plus bonuse, ka luajtur vetëm 8 minutat e fundit të ndeshjes së parë të kampionatit kundër Eintracht.

Bavarezët kanë fituar 6-1, një rezultat dhe një paraqitje që kanë shtyrë trajnerin Julian Nagelsmann të konfirmojë të njëjtin formacion titullar edhe të dielën kundër Wolfsburg-ut.

“Si trajner, kur ndryshohet diçka, ka dy gjëra për të marrë në konsideratë: paraqitjet dhe menaxhimi i ngarkesës së punës. Dhe për për momentin nuk kam arsyë të bëjë asnjë ndryshim”, ka thënë trajneri.

“Të gjithë lojtarët e ekipit janë të rëndësishëm, por nuk pres të ndryshoj në rast se nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme”.

Për rrjedhojë, dyshja e qendërmbrojtësve të Bayern Munich do të jetë përsëri e përbërë nga Upamecano dhe Lucas Hernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit