De Ligt shfryn ndaj arbitrave: Turp i vërtetë, ishte një mbrëmje e tmerrshme

9 Maj 2024
9:02
Alfred Lleshi
back button

Matthijs De Ligt, mbrojtësi i Bayern Munich, foli për mikrofonat e “Sky Sport” pas humbjes në fushën e Real Madridit: “Këto nuk janë ndjenja të mira, ishim aq afër fundit të kohës së rregullt, me avantazhin 1-0, pastaj humbëm 2-1.

Ishte një mbrëmje e tmerrshme. Lojtarët e Realit vazhduan të shtyjnë fort përpara në fund, janë më të mirët në përmbysje. Jo më kot Real Madridi e ka fituar Ligën e Kampionëve 14 herë.

Unë fola me arbitrin, nëse nuk është një ‘offside’ i qartë duhet të vazhdoni të luani. Është një turp i vërtetë, sepse ky është rregulli. Në golin e dytë të Joselu ai ishte në vijë, arbitrat e lanë të luante dhe më pas e rishikuan me VAR.

Pse kjo gjë nuk u bë edhe me ne, në fund të fundit. Duket sikur është e kotë të flasësh për arbitrimin, megjithatë Real Madridi fitoi dhe e meritoi. Ishte një gabim i rëndë i arbitrave, por nuk jam personi që duhet ta them se e vendosi ndeshjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit