De Rossi sulmon ashpër Juventusin: Agnelli është për rregullat, ka dy tituj më pak

24 Tetor 2020
8:56
Alfred Lleshi
back button

Për vite me radhë, ai ishte një nga mesfushorët më të fortë në planet. Tani që i “ka varur këpucët në gozhdë”, po mendon për futbollin që dëshiron të fillojë përsëri, por me një petk të ri: atë të trajnerit. Legjenda e Romës, Daniele De Rossi, ka zbuluar se cilat janë planet e tij: “Tani jam një baba me kohë të plotë. Nuk më mërzit kjo situatë, por shpresoj të mos zgjasë përgjithmonë. Unë dua të jem trajner, por nuk mund ta imagjinoja pandeminë, që do të na pengonte. Do të kisha dashur të vëzhgoja teknikë të tjerë dhe të studioja, por urgjenca e koronavirusit ka shpërthyer”.

Në këtë periudhë flitet shumë për mohimin: “Mohuesit kanë lindur atje. Unë njoh një person, i cili kur luajti futboll vazhdonte të mendonte se Juventusi fitoi vetëm për pushtet dhe për FIAT-in. Ai më tha se Juve duhet të fitojë, sepse Agnelli është atje. Gjithashtu, ai mendonte se lojtarët bardhezinj nuk bënin teste anti-doping”. Duke folur për Juven, De Rossi shpjegoi se sa tituj kanë bardhezinjtë, sipas tij: “Sa tituj kanë? Nuk e mbaj mend as numrin. Por, siç tha presidenti Agnelli, është ai që i ndjek rregullat dhe i respekton ato, kështu që janë dy më pak”.

Futbolli italian po përjeton një moment shumë të veçantë: “Kampionatet janë të rregullta, por nuk do të mbahen mend si më të mirët në histori. Ai i sezonit të kaluar ishte pak i shtrembëruar, duke pasur parasysh që Lazio po ecte shkëlqyeshëm deri para mbylljes dhe Milani ishte në telashe. Më pas, gjithçka ndryshoi. Kampionati tashmë është i rregullt, por në fund, ata që kanë më pak lojtarë pozitivë (me Covid-19) janë me fat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit