De Vrij e bën Interin të hyjë në historinë e Kampionatit Europian

11 Korrik 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Goli i Stefan De Vrij në Holandë-Turqi i lejoi kombëtares holandeze të siguronte kalimin në gjysmëfinalet e “Euro 2024” dhe klubit të tij, Interit, të hynte zyrtarisht në historinë e Kampionatit Europian.

Në fakt, me golin e De Vrij, Interi u bë skuadra e gjashtë që shënon me 5 lojtarë të ndryshëm në të njëjtin Kampionat Europian, përkatësisht me Arnautovic, Barella, Bastoni, Calhanoglu dhe mbrojtësi portokalli.

Para zikaltërve, Juventusi dhe Atalanta e kishin arritur këtë gjë më 2021, Real Madridi më 2012, Barcelona më 2000 dhe Anderlecht më 1984.

Kritikat e Chiellini – I pranishëm në studion e ‘Sky’, Giorgio Chiellini komentoi stonimin e De Vrij ndaj Watkins gjatë golit që dërgoi Anglinë në finalen e “Euro 2024”, në kurriz të Holandës:

“Këto janë detaje të vogla, që bëjnë diferencën. Lëvizja e Watkins është e drejtë, por shkon drejt flamurit të këndit. Nuk është një moment në të cilin ai është i rrezikshëm, e vetmja gjë që mbrojtësi nuk duhet të bëjë është të dëshirojë t’i marrë topin.

Bllokimi i shtyllës së largët i lejon portierit të ketë pritje të lehtë. Në vend të kësaj, topi i kalon mes këmbëve. Sulmuesi e sheh si një gol të madh dhe ishte gol i mrekullueshëm, por lehtësisht i shmangshëm. Më vjen keq për De Vrij, sepse është një mbrojtës i mrekullueshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit