De Vrij, krenar me Interin e tij: Titulli i yllit të dytë në derbi ishte diçka e pabesueshme

11 Tetor 2024
9:40
Alfred Lleshi
back button

Intervistë e gjatë e Stefan De Vrij për portalin “Voetbalzone.nl”, në të cilën foli edhe rreth rolit të tij te zikaltrit: “Përderisa kam një rol të rëndësishëm, më pëlqen shumë ajo që bëj tek Interi. Është një klub i nivelit të lartë, që luan për trofe. Një rikthim te Feyenoord? Nuk e kam në plan, por kjo nuk do të thotë se do të preferoja të qëndroja në Itali. Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh në një zgjedhje të tilla. Jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë me të tashmen”.

Ky është mendimi i tij për fitoren e titullit të yllit të dytë: “Ishte vërtet bukur, një eksperiencë e veçantë. Unë kisha qenë tashmë kampion i Italisë me Interin, por atëherë ndodhi gjatë pandemisë së koronavirusit. Për pasojë, ne nuk mund të luanim në stadiume të zjarrta dhe nuk festuam me tifozët. Megjithatë, ky titull ishte i veçantë, sepse ishte i 20-ti në historinë e Interit. Bashkë me të fituam edhe yllin e dytë.

Ishte një arritje e rëndësishme si për klubin, ashtu edhe për tifozët, edhe sepse lamë pas Milanin, i cili ka 19 tituj. Në fund të fundit e fituam titullin në derbi, një moment i pabesueshëm. Festimet ishin gjithashtu të paharrueshme. E përshkuam qytetin me autobus, na u deshën 7 orë për të bërë 5 kilometra, me tifozë kudo”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit