Stefan De Vrij, mbrojtësi i Interit, ka folur për DAZN pas barazimit 1-1 në Monza.
A mendoni vetëm një ndeshje, në të njëjtën kohë?
Kështu bëjmë tek Interi, kështu i përgatisim ndeshjet, një nga një. Ne u përgatitëm mirë gjatë javës për transfertën ndaj Monza, e cila nuk ishte e lehtë. Nuk kishim menduar për Champions League, vetëm tani do ta kthejmë fletën nga Manchester City.
A nuk funksionoi diçka ndaj Monza, që nuk fituat dot?
Ndoshta mund të kishim bërë më shumë presion dhe të mos e linim të kalonte loja sikurse shkoi.
Si mund ta ndaloni Haaland?
Mbi të gjitha si ekip, ne duhet ta kufizojmë atë, por jo vetëm atë. Haaland ka shënuar shumë deri tani, ne do të përpiqemi të mbrohemi si ekip.
A ka alarm para derbit, me paraqitjen në Monza?
Nuk ka alarm, ne duhet të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet e sotme. Ndonjëherë ishim pak të ngadaltë, kundërshtari mbyllej mirë. Pastaj nuk është e lehtë të gjesh hapësira te skuadrat e Serie A. Duhet të ishim më të qartë në hapin e fundit. E filluam mirë, por nuk e gjetëm golin, më pas u bëmë më të ngadaltë.