Siç ka bërë të ditur “elnacional.es”, Roberto De Zerbi është një emër që pëlqehet shumë nga Barcelona dhe mund të jetë zëvendësuesi i Xavi-t, në rast se ndarja do të konkretizohej.
Në këtë rast, siç ka bërë të ditur portali në fjalë, trajneri italian duke se i ka të qarta idetë në lidhje me blerjet dhe shitjet.
Në lidhje me lojtarët që De Zerbi do t’i largonte menjëherë, emrat janë ato të Oriol Romeu, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, përveç Ansu Fati, që trajneri e ka pasur te Brighton dhe nuk e ka bindur.
Ish-trajneri i Shakhtar Donetsk duket se ka gati edhe listën për blerjet e mundshme.
Dy do të vinin nga Brighton dhe do të bëhej fjalë për Mitoma dhe Estupinan. Më pas është Wilfries Ndidi, i cili do të merrej me kosto zero duke parë se është drejt skadencës së kontratës me Leicester dhe në fund do të konfirmonte Joao Cancelo-n, i cili është huazuar nga City.
Tani mbetet për t’u parë nëse Barcelona do ta largojë me të vërtetë Xavi-n dhe nëse do të thërrasë De Zerbi-n për ta zëvendësuar. Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë skuadra do të jetë gati.