Debati për lojtarët që zgjedhin Shqipërinë para Kosovës, deklarata e fortë: Edhe Vokrri do të luante për Shqipërinë po ta kishte mundësinë

17 Mars 2025
17:39
Telesport
back button

Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin sportiv “Favorit” në T7 në Kosovë, ku ka folur për debatin në lidhje me lojtarët që zgjedhin Shqipërinë para Kosovës, apo për ata që lënë dardanët dhe vijnë të kuqezinjtë.

Shakohoxha është shprehur se edhe i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri, po të kishtë mundësinë do të luantë për Shqipërinë. “Nëse e thërret ekipi kombëtar i Shqipërinë Afrim Tovërlanin dhe nëse e pranon, a është tradhtar apo jo? Edhe Vokrri do të luante për Shqipërinë po ta kishte mundësinë.

Kjo është zgjedhje personale e tyre dhe duhet ta respektojmë këtë. Duhet të kemi se s’bën raporte të mira mes dy federatave”, tha ndër të tjera, Dritan Shakohoxha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit