Debutoi 19 vjeç kundër Juventus-it, rikthehet në Champions pas 17 vitesh dhe vendos rekord

10 Mars 2022
14:55
Denis Hakanaj
back button

Ka patur më shumë se një surprizë në ndeshjen e Champions League mes Manchester City-t dhe Sportingut të Lisbonës, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave.

Nëse barazimi 0-0 është e dhëna e parë befasuese, veçanërisht pas fitores 5-0 të anglezëve në Portugali, lajmi tjetër ka qenë debutimi “i dytë” në Kupë i portierit Scott Carson.

Po, sepse Pep Guardiola ka dashur ta shpërblejë portierin, i cili nuk luante në Champions prej pothuajse 17 vitesh. 05/04/05-09/03/22, janë këto dy datat e rrethuara në kalendarin e 36-vjeçarit. E para është data e debutimit në Champions, e dyta, ajo e së mërkurës në mbrëmje, e debutimit të dytë.

Një statistikë që, siç ka bërë të ditur Opta, vlen një rekord të pabesueshëm për portierin. Scott Carson, falë kthimit në fushën në Champions pas 16 vitesh e 338 ditësh, ka vendosur kohën më të gjatë për çdo lojtar mes dy ndeshjeve të luajtura në këtë kompeticion.

Para ndeshjes kundër Sportingut të Lisbonës, portieri ka mbrojtur portën e Liverpool-it në çerekfinalet kundër Juventus-it, kur ishte 19-vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit