Debutoi si zgjedhje emergjence, Milan tashmë i beson mbrojtjen 20-vjeçarit!

4 Prill 2020
9:50
back button

Në mesin e muajit shkurt, në sfidën ndaj Torinos, e vlefshme për Serie A debutoi Matteo Gabbia. Djaloshi i rritur në akademinë e Milanit, u aktivizua në fundin e pjesës së parë dhe bëri një ndeshje shumë të mirë.

Në atë ndeshje, Gabbia debutoi si zgjedhje emergjence, pasi Kjaer u dëmtua ndërsa Musaçhio pati gjithashtu një shqetësim. 20-vjeçari luajti më pas edhe në ndeshjen ndaj Fiorentinës, si dhe ndaj Genoas.

Këto 3 takime duket se kanë mjaftuar që drejtuesit nga “San Siro” të binden që Gabbia të jetë partneri i Romagnolit për të ardhmen në mbrojtje. Musaçhio është drejt largimit, ndërsa fati i Kjaer ende nuk dihet. Kështu, “Gazzetta dello Sport” shkruan se Gabbia do të jetë titullar për sezonin e ardhshëm dhe do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes bashkë me Romagnolin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit