Debutuesit e Buducnost “leksion” Barcelonës, humbasin edhe Olympiacos e Milano

7 Dhjetor 2018
9:55
Telesport
back button

Surpriza në raundin e 11-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, me debutuesit e Buducnost që fituan 67-64 ndaj Barcelonës, ndeshje e ekuilibruar dhe me emocione deri në fund. Të dyja skuadrat dueluan deri në sekondën e fundit për fitore, por malazezët triumfuan falë 12 pikëve të Clark dhe Gordic. Fundi i takimit ishte dramatik, por Buducnost u tregua më i saktë dhe festoi gjatë këtë triumf, i treti për të në Euroleague.

Jashtë fushe fiton ekipi i Maccabi Tel Aviv, që mundi “in extremis” 73-71 Darussafaka Stamboll, një përballje me rivalitet dhe ku rezultati u barazua në fund. Ekipi izraelit përmbysi një disavantazh prej 12 pikësh, për të fituar në fund falë 13 pikëve të Dibartolomeo. Fiton edhe Bayern Mynih, që mundi 72-65 Khimki Moskë, sfidë ku vendasit ishin vazhdimisht në epërsi. Dedovic me 14 pikë e Lucic me 13 bënë diferencën në fushë në këtë triumf për bavarezët.

Surprizë edhe fitorja e ekipit spanjoll të Gran Canaria, që mundi 94-86 Armani Milano në fushën e këtij të fundit. Perioda e dytë, fituar thellë nga miqtë, bëri diferencën në fushë, me Erkisson, që realizoi 17 pikë, duke qenë lider në fushë për spanjollët. Pa probleme fiton ekipi i Zalgiris Kaunas, që mundi 83-75 Olympaicos, ndeshje ku vendasit u shkëputën në periodën e fundit dhe triumfuan falë 19 pikëve të Grigonis, më i miri në fushë.

Euroleague – Raundi i 11-të

Buducnost – Barcelona, 67-64

Darussfaka Stamboll – Maccabi Tel Aviv, 71-73

Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 83-75

Bayern Mynih –Khimki Moskë, 72-65

Armani Milano – Gran Canaria, 86-94

7 dhjetor, Anadolu Efes – Real Madrid, ora 18:30

7 dhjetor, Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, ora 20:30

7 dhjetor, Panathinaikos – Fenerbahce, ora 20:30

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit