Deco nuk do të largohet nga Barcelona. Vetë klubi katalanas ka përgënjeshtruar lajmin e dalë orët e fundit në mediat sportive spanjolle, duke publikuar një deklaratë zyrtare drejtuar shtypit dhe veçanërisht tifozëve.
“Barcelona mohon kategorikisht informacionin e publikuar dje, 1 shtator, në versionin dixhital të “Diario Sport”, në të cilin vihet në pikëpyetje vazhdimësia e drejtorit tonë sportiv”, thuhet në deklaratë.
“Titulli ‘Deco, i zhgënjyer, mendon për të ardhmen e tij’, kërkon një përgjigje energjike nga ana jonë. Ka një kënaqësi të madhe me punën e Decos, prandaj ne refuzojmë sulmin e Diario Sport kundër drejtorit sportiv tani që tregu i transferimeve ka përfunduar”, mbyllet komunikata.